Loading…

Tahiri: Interpoli të rishikojë urdhër-arrestet e Serbisë

  • 28/01/2017 | 13:45

Tahiri: Interpoli të rishikojë urdhër-arrestet e Serbisë

Ministria e Brendshme e Shqipërisë i ka kërkuar Interpolit të rishikojë të gjitha urdhër arrestet e Serbisë, përfshi këtu dhe rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt, të cilin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka quajtur të tepërt dhe të paligjshëm.


Tahiri i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se mbetën të përkushtuar për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Unë kam pasur rastin të diskutoj me të gjithë aktoret ashtu si mbetet një çështje në agjendën tonë edhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol gjë që do ta bënte shumë më të mundur dhe një zë shumë më të fortë nevojën për zgjidhjen definitive të këtyre çështjeve. Pra unë besoj se nuk është çështje procedurash por mbetet një çështje për tu adresuar nëpërmjet procedurave në Interpol. Është kjo arsyeja pse i kam kërkuar Interpolit të rishikoj dhe të filtrojë dhe të mos konsideroj në vijim çdo urdhër arresti, si bënë edhe në rastin e ish-kryeministrit Haradinaj. Nga ana tjetër ne besojmë shumë fortë te dialogu. Ndaj jam besim plotë dhe kam besim se nuk ka nevojë për asgjë më shumë se sa besimi ynë te institucionet e Kosovës për procesin e dialogut dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur ministri Tahiri.

.Sfida që mbeten prioritet në agjendën e përbashkët është ajo e lëvizjes së lirë dhe qëndrimit të shtetasve në të dy anët e kufirit.

“Ashtu siç e theksoi dhe kolegu, ka sfida që mbeten prioritet në agjendën tonë, nga kjo anë dhe ajo anë e kufirit, lidhur me lëvizjen e lirë dhe qëndrimin e shtetasve. Megjithatë unë shpresoj dhe besoj se me dëshirën e mirë dhe vullnet mund të tejkalohen dhe pengesa që mund të jenë ligjore apo të akteve normative”, ka thënë  Tahiri.

Kurse, ministri Skender Hyseni deklaroi se ai dhe Ministria e Drejtësisë i kanë shkruar Interpolit për çështjen e flet-arresteve, por që nuk e kanë fuqinë e Shqipërisë, pasi Shqipëria është pjesë e Interpolit.

Hyseni tha se sot biseduan edhe me komisionin parlamentar të së Shqipërisë, ku u bisedua për punët që janë bërë dhe që duhen bërë për bashkëpunim dimensional dhe afatgjatë brenda shqiptarëve.

Ai shtoi se Tirana ka mbështetur Kosovën edhe në ndalimin e Ramush Haradinajt, andaj atje ku Kosova nuk është e pranishme, Tirana është zë i vendit tonë.

Hyseni theksoi se janë në proces të kompletimit të kornizës ligjore për bashkëpunim më efikas ndaj dy qeverive.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë