Loading…

Tahiri ia numëron dështimet qeverisë: Dy vite regres dhe kriza

  • 25/03/2023 | 16:30

Tahiri ia numëron dështimet qeverisë: Dy vite regres dhe kriza

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, me një postim në rrjetin social Facebook, ia ka renditur disa dështime qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Tahiri ndër dështime qeveritare, përmendi, rritjen e çmimeve, regresin ekonomik, vendimet antikushtetuese, etj.

Postimi i plotë:

Dy vite regres!
Anti-kushtetutshmëria
Në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë ‘pengesa e reformave’.
Rritja e çmimeve
Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat.
Regresi ekonomik
Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por su ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike.
Trusti
Në vend se tu japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare.
Lufta me zyrtarë publik dhe sindikata
Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë.
Ikja prej Kosovës.Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë