Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka reaguar në lidhje me hapjen e Kishës Ortodokse Serbe që gjendet në Prishtinë, e në të cilin sot u mbajt një liturgji, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti ia bëri këtë dhuratë Vucicit pak para dialogut, duke ia dhënë çelësin Kishës Serbe.
“’Kishës’ së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin. Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin. E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar rai në një postim në “Facebook”.
Sot u mbajt një liturgji në Kishën ortodokse serbe që gjendet në oborrin e UP’së, prej vitit 1998. Të pranishëm ishin peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit.
Kjo liturgjë vjen pak ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksandar Vucic.
Pjesë e liturgjisë ishte edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtic./gazetametro.net