Loading…

Tahiri i kërkon Kurtit shkarkimin e ministrit Muratit pas deklaratave për veteranët: E çliron edhe veten

  • 01/07/2022 | 14:45

Tahiri i kërkon Kurtit shkarkimin e ministrit Muratit pas deklaratave për veteranët: E çliron edhe veten

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar statuset e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth çështjes së veteranëve të luftës, shkruan Gazeta Metro.


Tahiri, statusin e vitit 2016 të Muratit e cilësoi si skandaloz, teksa tha se kryeministri i vendit s’ka alternativë tjetër veç largimit të tij nga posti i ministrit të Financave.

“Ne shohim se këtu ka tashmë një agjendë të ministrit Murati që ka një kundërshtim të madh ndaj kësaj kategorie.Ne i kërkojmë kryeministrit dhe i kemi thënë edhe dje se e ka një ministër të Financave që është totalisht i paaftë, një ministër që veç me numra nuk flet, me një ministër që vjen me qëllime të caktuara për t’i fyer deputetët e opozitës dhe fyerjet e tij ndaj veteranëve të UÇK-së janë të papranueshme”, është shprehur Tahiri.

Ai tha se me largimin e Muratit nga posti i ministrit, Kurti e çliron edhe veten, pasi sipas tij, në krye të kuletës së shtetit ka vendosur një njëri siç e quajti ai, të paaftë dhe që ofendon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë