Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i është kundërpërgjigjur Gjuriqit pas deklaratës së tij se ajo është shtetase e Serbisë dhe se sot është kontrabanduar kur ka dalë në pjesën veriore.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Marko Gjurqin e ka kapur çmenduria nga nervozizmi se Kosova po e shtrin sovranitetin e saj në veri.
“Gjuriqin e ka kapur çmenduria. Ai edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë e dinë se është shteti i Kosovës. Janë ata që marrin leje për të hyrë në Kosovë; bëhen të sëmurë dhe hyjnë nëpër autoambulanca; pra, janë ata që kontrabandohen”, ka thënë Tahiri për klankosova.tv.
“Jam e bindur se këto deklarata të tij janë bërë për konsum të brendshëm. Ne po shtrijmë sovranitetin e shtetin dhe në katër komunat veriore dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit”./gazetametro.net