Zëvendës-kryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës në Bruksel, Besnik Bislimi, të mërkurën paradite tha se BE’ja kishte vërejtje në vetëm dy prej kushteve pa i treguar se cilat pasi i takon Emisarit Miroslav Lajcak se cilat janë. Epo si duket asnjëri nga kushtet as që merret parasysh madje aspak nga BE siç u mësua, transmeton Gazeta Metro.
Të enjten dhe të premten mblidhen shefat e shteteve të BE’së të nivelit të ekzekutiv që tashmë kanë të përgatitur draftin e konkluzave që do të dalin nga takimi edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë që ka parë këtë draft të konkluzave kërkohet që në tërësi dhe pa kushte të implementohen obligimet nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Tutje, në draftin e konkluzave thuhet se Këshilli Evropian “në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. Këshilli i BE-së mirëpret propozimin evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik, i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në propozimin e tekstit të konkluzave.
Lajcak që ishte në vizitë të hënën si në Prishtinë e Beograd, i ishin prezantuar gjashtë kushtet dhe ishte nisur për në Beograd vetëm me një ‘pranim në parim të planit franko-gjerman’ nga kryeministri Kurti. Ai atë ditë kishte theksuar që atë ditë megjithatë se të gjitha marrëveshjet e dala nga procesi i dialogut duhet të zbatohen.
Sot gjatë ditës i ishte pritur një qëndrim i tillë edhe nga një njoftim i Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde që e kishte paralajmëruar një qëndrim të tillë të BE’së kur kishte deklaruar se themelimit të Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet vënë parakushte./gazetametro.net