Loading…

“Ta ndihmojmë Prindon Sadriun”: Hapet grup për ta ndihmuar bashkëshortin e presidentes t’i bëjë 396 euro

  • 06/12/2021 | 19:47

“Ta ndihmojmë Prindon Sadriun”: Hapet grup për ta ndihmuar bashkëshortin e presidentes t’i bëjë 396 euro

Pasi Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës në mënyrë që të shërohej nga Covid-19 kanë plasur talljet në rrjetet sociale të Internetit.


Sadriu, i cili i merr në formë pagash mbi 36 mijë euro në vit, dhe gruaja e tij presidente 33 mijë, nuk ka ngurruar t’i kërkojë cent më cent paratë për t’u shëruar pas infektimit.

Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet z. Sadriu që t’i bëj edhe 396 euro të tjera, përcjell Periskopi.

“Prindoni, eshte zotriu i pare i Kosoves. Burri i Presidences.

Sikurse shume qytetare, edhe ai e ka kaluar Covid. Por jo sikurse shumica e qytetareve, ai ka kërkuar të shërohet me para publike.

70.000€ te hyra vjetore ne familje nuk ia mbulojne faturen e 396€.” – shkruhet në përshkrimin e grupit.

Madje, aktivisti Flamur Fluri ka propozuar edhe mbajtjen e një marshi për mbështetjen e z. Prindon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë