Këshilltar i kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, ka reaguar pas injorimit që i bën deputetët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi dhe Visar Ymeri himnit, duke mos u ngritur në këmbë.
Havolli përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se duhet të punohet për ta bindur Vetëvendosjen dhe Srpska’n që ta duan Kosovën.
Duke ironizuar ai ka thënë se duhet të punohet çdo ditë që t’i bindin disa nga komuniteti serb në Kosovë dhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje që të punojnë dhe ta duan Kosovën.
“Megjithatë, mendoj se çdo ditë duhet të punojmë që disa nga komuniteti serb i Kosovës dhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje t’i bëjmë të punojnë dhe ta duan Kosovën, Republikën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Havolli./gazetametro.net