Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ndeshja Ballkani-Prishtina, është ajo që spikat dhe lirshëm mund të quhet një derbi, shkruan Gazeta Metro.
Në Superligën e Kosovës sot zhvillohen ndeshjet e tjera të xhiros së nëntë, ku janë tri duele interesant, derisa vëmendja është në Suharekë për ndeshjen Ballkani-Prishtina.
Ballkani i cili është lider momental në Superligë, kërkon fitoren në shtëpi kundër Prishtinës, për të pozicionuar kreun në këtë pjesë të parë të këtij sezoni.
Portokallinjtë nuk dijnë për humbje në shtëpi që nga prilli i vitit 2019, kështu që në rast fitore klubi suharekas do të ikte 6 pikë ndaj kampionit në fuqi Dritës.
Ndeshjet tjera janë Drenica – Trepça ’89 dhe Gjilani – Besa, transmeton Metro.
Edhe ndeshja Drenica – Trepça ’89 është një duel interesant duke pasur parasysh pozicionin e tyre tabelar dhe cilësinë e ekipit të përafërt.
Drenica ndodhet në pozitën e 8 me 8 pikë, derisa Trepça ne pozitën e 6 me 11 pikë.
Ndeshje të lehtë pritet të ketë Gjilani në shtëpi, ku e pret Besën e Pejës e cila aktualisht është e fundit në tabelë dhe ka vetëm 5 pikë.
Gjilani renditet në pozitën e tretë dhe në rast fitore, do të bënte pikë të barabarta me kundërshtarin Dritën.
Të gjitha ndeshjet luhen në ora 14.00. /gazetametro.net