Klubi turk i kategorisë së dytë, Kocaelispor është duke kaluar në një fazë jo të mirë pasi që pas 8 ndeshjeve radhazi nuk dinë për fitore, por për ta kaluar këtë fazë të keqe ata besuan në një mënyrë jo humane duke ia prerë kokën dashit, transmeton Gazeta Metro.
Në fotot e publikuara dje në rrjetin social Instagram gjatë stërvitjeve nga klubi turk, është parë edhe një fotografi që nuk është parë asnjëherë në qendrat stërvitore të skuadrave të futbollit.
Për të kaluar nga kriza e rezultateve ata menduan një mënyrë më të veçantë nga klubet tjera, jo duke ndryshuar menaxherin apo futbollistët por besuan se prerja e kokës së dashit është mënyra për t’i sjellur klubit rezultatet e dëshiruara.
Pas publikimit të fotografisë u drejtuan një numër i madh komente negative dhe shumë kritika për besimin që vrasja e kafshës do ta largojë fatin e keq.
Më poshtë gjeni edhe fotografinë e publikuar nga Kocaelispor. /gazetametro.net
View this post on Instagram