Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, po thotë se Qeverisë së Kosovës i mungojnë mendtë, pasi që sa më lart që ngritesh, aq më pak mend ke, ndonëse edhe ky vet e synon drejtimin e saj, shkruan Gazeta Metro.
I ftuar në Debat Plus, Kurti ka pasur një sërë kritikash ndaj Qeverisë në Dorëheqje, duke thënë se do ta luftojë korrupsionin dhe do të investojë më shumë se ajo.
E përveç këtyre, Kurti i Vetëvendosjes po thotë se Qeverisë së Kosovës i kanë munguar mendtë, pasi që kur ngritesh lartë, ka më pak mendë.
Ani pse të ngritet në majë të Qeverisë e synon edhe vet.
“Qeverisë së Kosovës i mungojnë mendtë, sa më lart që ngjitesh aq më pak mend ka. Kjo është qeveri e asfaltit dhe punësimit. Punësimi për kusheri e militantë ndërsa asfalti për biznismenë. Ne këtë do ta ndryshojmë këtë tërësisht”, ka thënë Kurti./gazetametro.net