Loading…

Sylejman Selimit nuk po i lejohet tretmani shëndetësor

  • 11/04/2017 | 13:15

Sylejman Selimit nuk po i lejohet tretmani shëndetësor

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe rasti i fundit është i ish-komandnatit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor.

Ai tha se ministria e drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin ka thënë se Qeveria ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke thënë se pikërisht kur Qeveria thotë kështu, mu në atë sektor ka shkelje.

“Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu sic e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, tha ajo. /kp/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë