Loading…

Sylë Hoxha në Speciale, në vend të tij Admir Shala

  • 10/01/2017 | 11:36

Sylë Hoxha në Speciale, në vend të tij Admir Shala

Sylë Hoxha më nuk do të jetë kryeprokuror i Prizrenit. Vendin e tij do ta zë Admir Shala që deri tani kishte punuar në Prokurorinë Speciale.


Pasi nuk arriti të rizgjedhej kryeprokuror në Prizren, Sylë Hoxha është zhvendosur në Prishtinë duke marrë pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale.

Ish kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, i cili në garën e fundit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren u mund nga prokurori i Prokurorisë Speciale Admir Shala, ka konfirmuar për kallxo.com se është transferuar në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Nesër do të fillojë punën në Prokurorinë Speciale” tha Hoxha.

Sylë Hoxha ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat të plotë katërvjeçar. Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë.

Gjatë muajve të fundit, Hoxha ka qenë i përfshirë në polemika me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje pas vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë