Loading…

Syla: Vendi mund të shkojë në zgjedhje përkundër disponimit të partive, Qeveria gjithpërfshirëse mbetet opision

  • 31/12/2019 | 12:38

Syla: Vendi mund të shkojë në zgjedhje përkundër disponimit të partive, Qeveria gjithpërfshirëse mbetet opision

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se ka më shumë gjasë që vendi të shkojë në zgjedhje, se sa të krijohet një koalicion VV-LDK. Por, sipas tij, edhe diplomacitë e forta në Kosovë mund të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se ka më shumë gjasa për zgjedhje të jashtëzakonshme, sa se për koalicion mes dy partive.

Por, sipas tij,  nëse partitë politike të tjera në vend nuk janë në disponim për zgjedhje të reja, ndërkombëtarët mund të krijojnë një Qeveri gjithëpërfshirëse në vend.

“Gjasat janë më të mëdha për zgjedhje të jashtëzakonshme sesa për krijim të një koalicioni VV-LDK. Por, disponimi i partive kryesore politike është kundër për të hyrë në zgjedhje të reja, vetëm zori do ti shtynte deri atje. Prandaj edhe nuk është larg mendësh që kjo situatë të prodhojë një qeveri gjithëpërfshirëse, me imponim nga diplomacitë e forta me ndikim në Prishtinë për një Qeveri tematike me mandat të shkurtë deri në zgjedhjet e reja”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se pas tre muajve prej zgjedhjeve parlamentare, vendi akoma nuk ka Qeveri, kjo për arsye se dy partitë e para VV e LDK nuk po mund të merren vesh për ndarjen e posteve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë