Gazetari Valon Syla, ka komentuar shkarkimin e Agim Veliut duke thënë se kjo kaloi totalisht në heshtje, deris tha se rinia e LDK’së janë Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
Syla, përmes një postimi në Facebook tha se shkarkimi i Veliut kaloi në heshtje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai shtoi se rinia e LDK’së janë të gjithë Vetëvendosje.
Kujtojmë se deputeti i kësaj partie, Agim Veliu, u shkarkua nga kryetari i degës së Podujevës, derisa përgjegjësitë e detyrat e tij iu bartën kandidatit për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni./gazetametro.net