Loading…

Syla: Qeveria Kurti i bleu vaksinat për zgjedhjet lokale, jo kur kanë nevojë qytetarët

  • 30/05/2021 | 16:17

Syla: Qeveria Kurti i bleu vaksinat për zgjedhjet lokale, jo kur kanë nevojë qytetarët

Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen që siguron blerjen e vaksinave kundër koronavirusit, pas një vonese të madhe nga qeveria për të siguruar ato. E këtë blerje të vaksinave gazetari Valon Syla, e cilëson si blerje para zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Metro.


Syla, përmes një postimi në Facebook, shkroi se Qeveria Kurti i ka blerë këto vaksina pak para zgjedhjeve lokale, kur pritet edhe të filloj vaksinimi masiv.

Syla shtoi se ato nuk janë blerë kur duhej dhe kur kishin nevojë qytetarët.

‘’ Qeveria Kurti i ka ble vakcinat për zgjedhje lokale, sepse atëherë e ka planin të filloj vakcinimin masiv. Jo tash kur kanë nevojë kosovarët. Kaq’’, shkroi Syla.

Kujtojmë se Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nënshkruar marrëveshjen që i siguron këto vaksina, derisa numri i viktimave gjatë muajve të fundit ka qenë shqetësues, gjithashtu edhe i të infektuarve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë