Komentatori politik Valon Syla shkroi se gëzimi i mposhtjes së terroristëve serb në Veri nga qytetarët dhe krenaria me e Kosovës që denjësisht e kryen detyrën e mbrojtën Kosovën. Rendin e ka qeveria të veprojë e të kapë momentin e të kryejë detyrën e vet, transmeton Gazeta Metro.
Syla në llogarinë e tij e theksoi se merita i takon tërësisht Policisë së Kosovës, por bëri dallimin që ata në ekzekutiv që nuk kanë merita aq sa po lëvdohen. Madje i theksoi problemet që ia shkaktuan vet policisë me vendimet e tyre.
“Qytetarët kanë drejt ti gëzohen fitores, por jo edhe e politikanët që i rrezikuan policët tonë, e sidomos Qeveria Kurti, tash e dy vjet me politikat e tyne në Veri dhe me ligjin që po kësaj policie ja zvogloi rrogat, furnizimet dhe kushtet tjera.”
Tutje, gazetari shton e paralajmëron se këtë fitore duhet shfrytëzuar mirë tani që të mos humbet ky mund i policisë e të mos shfrytëzohet vetëm për mburrje të politikanëve për relacion me publikun e të punohet seriozisht për një marrëveshje kur momentumi i fitores është këndej.
“E festuam mjaftë fitoren e Policisë të Republikës ndaj terroristave serb në Banjska. Tash koha është që politikanët ta fitojnë në tavolinë, fitoren politike. Kjo fitore e policisë sot, neser mund të jetë disfatë në rast tjetër rreziku. Andaj tash politika duhet të shënoj fitore ndaj Serbisë… pikërisht Albin Kurti me marrëveshje.”
Syla e thekson detyrimin e përgjegjësisë e qeverisë edhe të arrijë marrëveshje me një sfidë ironike se është koha e fundit për rezultate nga kjo qeveria e jo mburrje me vepra të tjerëve.
“Policia e kryjti të vetën A pe kryni ju? Boll u frytë me fotografi e me merita të policisë që u krijua qe 20 vjet. E që ju deri sot keni thënë se asgjë su ndërtu për këto 20 vite. Hajde boll mo me rrena, kopalla”./gazetametro.net