Loading…

Syla për trazirat në Tiranë: Qeveria e Presidenca të distancohen nga këta ‘patriotë të maskuar’ kosovarë që po demolojnë

  • 16/10/2026 | 19:10

Syla për trazirat në Tiranë: Qeveria e Presidenca të distancohen nga këta ‘patriotë të maskuar’ kosovarë që po demolojnë

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla, konsideron të dëmshëm reputacionin e Kosovës si shtet nëse vazhdohet me këtë qasje shpërfillëse ndaj raporteve nga Shqipëria se ka shtetas kosovarë të përfshirë në kaosin e trazirave të ditëve të fundit, transmeton Gazeta Metro.


Syla shkruan të premten se nuk duhet pritur dhe duhet dalë me qëndrim të qartë se të tilla veprimtari janë në dëm të vetë Kosovës dhe nuk duhet anashkaluar edhe hetimi i motivit të kësaj veprimtarie.

Qeveria e Kosoves dhe Presidentja ish dashte me nje deklarate me i ndal qytetarët e Kosovës, me përzi në demolimin e Shqipërisë, ne emër të protestês. Dhe në fakt ish dashtë edhe te hetohen se kush po i shtyne ata “patriotë të mëdhej”.  Çfare gajle paskan keta kosovarë me protestu atje me maska?”

Sipas disa raporteve tashmë janë ndaluar nga autoritetet shqiptare shteteas kosovarë që kishin synim direkt shkaktimin e kaosit me motiv politik siç thuhet. Siç u raportua që të dy vandalët janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje pjesëmarrës aktiv në trazira.

Aktivistë dhe figura të larta të LVV’së kanë avokuar dhe bërë thirrje të hapur pro trazirave në Shqipëri në mbështetje të kërkesave të protestuesve të dhunshëm. Aq larg është shkuar në retorikë sa është nxitur edhe urrejtje shoviniste siç kishte bërë deputeti i LVV Agim Bahtiri, i cili kishte shkruar se kryeministri shqiptar Edi Rama “s’ka gjak shqiptari”./gazetametro.net

I lidhin dy militantët e VV’së në Tiranë: Erdhëm ta rrëzojmë Ramën e vëmë qeveri pro-Kurtit

Akademiku i VV’së Gima e shkrep një postim, i turret Edi Ramës: O i pafytyrë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë