Analisti politik dhe gazetari Valon Syla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, që nga sot ka përfunduar karriera politike e ministrit të Financave Hekuran Murati, shkruan Gazeta Metro.
Syla shkroi se që nga sot përfundon karriera politike e ministrit Murati, krejt kjo vije si rezultat i reagimeve publike të ministrit në të kaluarën në raport me Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës.
“Hekuran Murati mundet me honger edhe hekurin, por sa i përket karrierës politike, me ditë të sodit e ka të kryme”, ka shkruar ai.
Ministri i Financave Murati i cili njëherit nën dikasterin e tij e ka edhe ish-ministrinë e Punës dhe Mirëqënjës Sociale, javë më parë ka paraqitur projektligjin e ri për pagën minimale, e i cili në këtë projektligj, nuk ka fut fare veteranët e luftës së UÇK’së.
Si rezultat i kësaj këta të fundit kanë organizuar protesta para institucioneve kryesore të vendit./gazetametro.net