Loading…

Syla për Bislimin: Rrinte para emisarëve amerikanë si me pasë bombën atomike në Gjilan

  • 15/02/2022 | 09:49

Syla për Bislimin: Rrinte para emisarëve amerikanë si me pasë bombën atomike në Gjilan

Analisti Valon Syla, mbrëmë  në ‘’Pressing’’, i ka shtruar disa pyetje me Shkëlzen Gashin, ish këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me disa nga ministrat e VV’së, shkruan Gazeta Metro.


Syla e pyeti Gashin se çka dallon Sali Zyba i VV’së me dikë të AAK’së, ose partive tjera opozitare.

‘’Çka dallon Sali Zyba i Vetëvendosjes prej dikujt në AAK ose partitë e tjera të vjetra, a mendon që ai ka mendim modern, apo mendon që Albulena Haxhiu është kuadër i zbuluar kosovar që na paska humb’’, pyeti Syla-Gashin.

Tutje ai përmendi edhe zv/kryemnistrin Besnik Bislimin, për të cilin tha se a mund të krahasohet me të tjerët negociatorë që Kosova kishte ndër vite, madje edhe ata në Rambuje.

‘’Besnik Bislimi që këpucëve lloçin nuk ua hjek, qenka kuadër i zbuluar’’, tha Syla.

Ai gjithashtu tha se Bislimi ‘’rrinte para dy emisarëve amerikanë si me pasë bombën atomike në Gjilan.

Gashi, më pas tha se zgjedh të flasë për planet që i kanë premtuar kandidatët e kësaj partie, derisa përmendi vettingun, konfiskimin e pasurisë të paligjshme dhe premtimet e tjera që ka dhënë Qeveria Kurti para 1 viti kur edhe fitoi në zgjedhje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë