Loading…

Syla për bashkimin PDK-Nisma: Limaj të sqarohet për ‘Pronto’, Krasniqi nëse frikësohet nga kthimi i tij s’meriton të jetë kryetar

  • 07/02/2023 | 22:35

Syla për bashkimin PDK-Nisma: Limaj të sqarohet për ‘Pronto’, Krasniqi nëse frikësohet nga kthimi i tij s’meriton të jetë kryetar

Gazetari Valon Syla u pyet rreth spekulimeve të përpjekjeve të bashkimit të Nismës Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ai shtoi se ka disa çështje duhen sqaruar aty paraprakisht në mesin e tyre dhe PDK’së i duhet garë e njëmend mes liderëve dhe krahëve politik për t’u shëruar, transmeton Gazeta Metro.


Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se nuk duhet që t’i frikësohen një njeriu që shpreh dëshirë për bashkim, duke iu referuar spekulimeve të kthimit të Fatmir Limajt në PDK. Por shtoi megjithatë se duhen sqaruar mes vete disa çështje mes tyre, duke iu referuar skandalit ‘Pronto’ që tani fotografohen të përbashkëta mes Adem Grabovcit dhe Fatmir Limaj.

Ai iu referua pastaj një mungese të garës së programeve dhe krahëve politik brenda PDK’së, që duhen të ballafaqohen në zgjedhje të njëmendta brenda partisë. Sa i përket hezitimit të përfolur të lidershipi i tanishëm i PDK’së, për shkak të humbjes së mundshme të pushtetit ai tha se do të ishte një gabim i madh nëse refuzohet për shkak të kësaj.

“Pse Memli Krasniqi frikësohet prej ardhjes së Fatmir Limaj. A koka Fatmiri qaq i fortë që me NISMA’n po hika mrena në PDK e qa po bojka, po hupka Abelardi, Memli edhe Urani a ? Nëse ata e kanë këtë frikë që humbin, atëherë nuk qenkan kryetarë pernime. Pse me ju frikësu një personi që paska shpreh dëshirë për bashkim”, tha Syla.

Tutje ai tha se do të ishte një gabim i madh shmangia e ballafaqimit nga PDK’ja për shkak të një frike nga konkurrenca e brendshme Fatmir Limaj, që ka një parti të izoluar në një komunë të vogël.

“A është kaq e dobët PDK’ja, që Fatmiri që thojke at ditë Memli te ju: dhelprës kur i kallet bishti, mënon që u kall krejt katuni. Nashta është Fatmir Limaj dhelpra që me bo me hi në PDK është sikur me hi në kaqak të pulave. Pse po i tuten këta? Se dhelpra nuk i han pulat, vec njonën e kafshon, këto tjerat i lëshon shpirti prej tute qa i boni të parës. Nëse PDK’ja e ka qat tut prej Fatmirit, atëherë seriozisht më vjen keq për PDK’në”, tha Syla.

Syla shtoi se një shërim të sëmundjes politike së PDK’së së tanishme është gara e mirëfilltë meritokratike brenda partiake me ballafaqim të ideve.

“Te PDK’ja e ka një sëmundje politike. Në PDK duhet të vijë dikush që i fiton zgjedhjet. Në PDK duhet të vijë dikush, kushdo Memli, Fatmiri, Enveri duhet ta mundin njëri tjetrin që të arrijnë në krye. Jo të vijnë me marrëveshje. S’ka ashtu, duhet të fitojë dikush, kështu dalin siç janë tash, kryetar me dy këmbë të majta. Kjo është sëmundja e vërtetë politike e PDK’së që po i mungon gara e vërtetë politike, edhe është tuta. Edhe nuk është e vërtetë që ata në Hagë po përzihen, se ka këtu llafe që tha Hashimi e tha Kadriu. S’është e vërtetë kjo dhe është abuzim”.

Në një përfundim të emisionit dhe në kërkim të gjendjes së kësaj partie, Syla ishte mjaft i ashpër dhe shtoi se kanë çështje për të zgjidhur dhe nuk ka përputhje mes potencialit dhe veprimtarisë së tyre si një parti kombëtare.

“PDK në vend se të luaj për titull kampion të ligës, po luan vetëm për të mbetur në ligë. Kështu s’ka lidhje më se kush është kryetar me këtë lojë që po e shohim në PDK, mirë e keq. Kjo është e pafalshme për një parti siç është PDK e me çfarë resurse ka.”

Cila është rruga? Reagoi Syla me cinizëm të ashpër pas pyetjes së Kërquki për një zgjidhje duke e kujtuar që s’ka më shumë se kaq tani pasi zgjedhjet s’ka dhe i kanë tani ato të brendshmet dhe renditi një çështje me rëndësi për një parti opozitare, që PDK s’ka asnjë qëndrim të theksuar politik dhe e mban qëllimisht ambiguitetin.

“Me këtë lojë që po e tregojnë nuk është lojë për kampion por të mbesin në ligë, nuk mund të shtyhet as me Abdixhikun, më vjen keq. Asnjë qëndrim nuk e ka të gdhendur, qëllimisht. Pse po i duhet PDK’së ambiguiteti, kanë dykuptimësi në secilin qëndrim. Ne nuk e dimë se çfarë mendon PDK’ja për Asociacion, për Kodin Civil e për shumicën e temave. Cili qenka qëndrimi i PDK’së? Këtyre iu kanë mbetur shamitë në parti a myslimanët i kanë dalë në Vetëvendosje. I kanë mbetur komandantët a veteranët u kanë dalë në Vetëvendosje dhe hala flasin madje. Këta janë për të mbetur në ligë, më vjen keq por gjendja e PDK’së është kjo”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë