Gazetari Valon Syla, ka thënë se kryeministri Kurti kishte kërkuar largimin e Odalovicit nga delegacioni serb, por është pikërisht ai që me njerëz të tij është duke bërë pazar me UÇK’në dhe ‘arkivat’ e saj, shkruan Gazeta Metro.
“Albin Kurti kërkonte heqjen e Odalovicit nga Aleks Vucici, por pikërisht me njerëzit e tij po e bënë pazar UÇK’në dhe ‘arkivat’ e saj.”, ka shkruar Syla.
Tutje ai ka thënë se me arkivat e Serbisë dalin heronjtë kushërinjtë e Besnik Bislimit, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, përderisa heronjtë e vërtetë i kemi në Hagë.
Ndryshe, sot gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato shtetërore të Kosovës.
“Pala serbe të paktën deklarativisht ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat që nënkupton edhe ato shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”.
Postimi i plotë:
“Albin Kurti kërkonte heqjen e Odalovicit nga Aleks Vucici, por pikërisht me njerëzit e tij po e bënë pazar UÇK’në dhe ‘arkivat’ e saj.
Tash me arkiva të Serbisë, dalin heronjë kusheritë e Besnik Bislimit, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, përderisa heronjtë e vërtetë i kemi në Hagë.
Faleminderit që e çpluat fytyrën, se keni gjatë.”/gazetametro.net