Loading…

Syla komenton ndërrimin e komandantit të FSK’së: Ky është pazari i radhës i Qeverisë Kurti

  • 30/11/2021 | 21:02

Syla komenton ndërrimin e komandantit të FSK’së: Ky është pazari i radhës i Qeverisë Kurti

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka komentuar ndërrimin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e quajtur ‘pazar të radhës’ së kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Syla në T7 ka thënë se Albin Kurti ka përdorur familjen Jashari, që përmes tyre po mundohet ta ngrit tash peshën morale dhe t’i qes njerëzit keq moralisht që të fillojnë kritikat

“Ky është një pazar i radhës. Tash a do të jetë kjo letër apo mesazh për Vjosa Osmanin dhe ministrin e saj të Norvegjisë në FSK. Rama është nip i Jasharajve dhe nip e dajë sot janë përsëri në krye të FSK’së. Ajo çka po shohim është një marrëveshje që Albin Kurti nëpërmjet familjes Jashari, nipave të tyre dhe njerëzve të UÇK’së që kanë shërbyer po mundohet ta ngrit tash peshën morale dhe t’i qes njerëzit keq moralisht që të fillojnë kritikat. Natyrisht kjo nuk është për kritikë por është mirë për transparencë t’i tregojmë publikut se çka po ndodh”, ka thënë Syla.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë