Loading…

Syla komenton deklaratat e Kurtit: Nuk është injorancë refuzimi i gazpërçuesit, por sabotazh e planeve të Amerikës për Kosovën

  • 21/10/2021 | 15:11

Syla komenton deklaratat e Kurtit: Nuk është injorancë refuzimi i gazpërçuesit, por sabotazh e planeve të Amerikës për Kosovën

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar deklaratën e Albin Kurti, ku ditë më parë tha “aleanca nuk mbahet me gypa”. Syla ka thënë se Kurti çështje makro të sigurisë, sovranitetit dhe stabilitetit i përmbledhë në një kornizë mikro, e ngjashme me kanalizimet e lagjes në kompetencën e komunës, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se reduktimi i një masterplani gjeopolitik amerikan në Evropë ne “disa gypa” nuk është mjerim i injorancës politike, por fryt i një strategjie sabotuese të planeve të Amerikës për Kosovën dhe rajonin.

“Albin Kurti po thotë që “aleanca nuk mahet me gypa”. I njejti po na thotë se “shteti mahet me stickersa”. Reduktimi i një masterplani gjeopolitik amerikan në Evropë ne “disa gypa” nuk është mjerim i injorances politike, por fryt i një strategjie sabotuese të planeve të Amerikes për Kosovën dhe rajonin. Çeshtjet makro të sigurisë, sovranitetit dhe stabilitetit i përmbledhë në një kornizë mikro, e ngjashme me kanalizimet e lagjes në kompetencën e komunes. E nderkohe, stickerat, qe nuk e kalojne as pragun e dialogut teknik te Edita Tahirit, i hiperbolizon dhe i paraqet si “politika te medha”. Fort Poshtër”, ka shkruar Syla.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë