Loading…

Syla: Ka filluar Lufta e Tretë Botërore (Video)

  • 20/12/2016 | 21:19

Syla: Ka filluar Lufta e Tretë Botërore (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, gazetari dhe historiani Valon Syla, ka folur për sulmet e fundit në qytetet e mëdha të Bashkimit Evropian dhe luftën në Siri, në të cilën janë inkuadruar fuqitë botërore.


Ai ka thënë se një luftë botërore në kohen moderne nuk do të ndodhë, siç ka ndodhur në luftërat e e kaluara me shumë viktima civile dhe bombardime të planifikuar shtetërore.

Sipas Sylës, të gjitha sulmet terroriste që po ndodhin së fundmi, dhe lufta në Siri janë indikacione të qarta se bota tanimë është e përfshirë në një luftë të përgjithshme.

Gazetari në “Komiteti” ka shtuar se është e mjaftueshme që në një luftë, si ajo e Sirisë, në të cilën janë të përfshira tri kontinente dhe shtetet më të fuqishme botërore, prandaj mund të thuhet se Lufta e Tretë Botërore veçse është duke ndodhur.

Syla ka thënë se në kohen moderne, bombardimet që po ndodhin nëpër qendrat si Paris, Bruksel dhe Berlin janë formë e një luftë botërore, që mund të ndodhë në periudhën kaq të përparuar në çdo aspekt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë