Loading…

Syla i quan hipokritë kundërshtarët e ndërtimit të termocentralit që tani ankohen për çmim të energjisë

  • 25/10/2021 | 17:40

Syla i quan hipokritë kundërshtarët e ndërtimit të termocentralit që tani ankohen për çmim të energjisë

Gazetari Valon Syla kritikoi ashpër atë që e sheh si hipokrizi të disa qarqeve që kanë vepruar kundër ndërtimit të një termocentrali të ri në Kosovë e tani ankohen për shtrenjtimin e energjisë elektrike, transmeton Gazeta Metro.


Syla ju referua anulimit të kontratës të kompanisë ContourGlobal në vitin 2020 pak javë pas ardhjes në pushtet të asokohe qeverisë Kurti 1.

Kjo ishte rasti i tretë i anulimit të një nisme të ndërtimit të një termocentrali të tillë Kosovë.

Syla theksoi në postimin e tij në rrjetin social Facebook se ‘ngurrimi’ për ndërtimin e një termocentrali të ri ishte më shumë se aq, lobim për grupe të interesave të importit të energjisë duke dëmtuar interesat e shoqërisë kosovare.

“Krejt shoqnia civile, ekspertat ekonomik me Power Pointa, me Haki Abazat e inxhinierar e energjisë u çun peshë kundër Contour Globalit dhe Kosovës së Re termocentral. Tash po kajnë për 130 euro megavat i importit. Krejt loja e Haki Abazit me shokë e shoqe, gjithmonë ka qenë pro importit dhe kundër prodhimit. Pse po rriten çmimet gjithkah, pse po kemi krizë?” Sepse jeni lobues të intresave të huaj në energjetikë. Kurrë s’keni qenë me Kosovë. Tash po shihet. Por vonë.”

Syla theksoi se tanimë është vonë për t’u përmirësuar kjo situatë dhe ankesat e tilla për çmime të rritura janë vetëm dyfytyrësi.

Në atë periudhë pak para se ContourGlobal të hiqte dorë nga ndërtimi i termocentralit kryeministri Kurti kishte deklaruar se varësia e vendit në qymyr ishte e paqëndrueshme dhe se qymyri ishte një e keqe e nevojshme tani për tani nga e cila duhet çliruar dhe sa më shpejt aq më mirë.

Syla shkruajti e çmimi do të ishte 65 euro megavat nëse do të ndërtohej, duke i tallur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë