Loading…
Syla: Haradinaj është përgjegjësi kryesor për mosliberalizimin e vizave
  • 23/05/2019 | 22:52

Syla: Haradinaj është përgjegjësi kryesor për mosliberalizimin e vizave

Publicisti Valon Syla, ka thënë se 6 janari i 2020-ës është data më e afërt që kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën në Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Metro.


“Lajmi mund të vjen edhe më herët. Është bërë traditë që të festohet 7-8 herë e vizat të mos hiqen. Ajo që e ka thënë edhe Komisionari Johannes Hahn është ajo datë”, ka thënë Syla.

Syla në Zona e Debatit është shprehur se janë tre arsye se pse kosovarët ende mbesin populli i vetëm i izoluar në BE.

“Arsyeja pse janë vonuar vizat, gazi lotsjellës dhe demarkacioni me Malin e Zi. BE ishte e gatshme të na i hiqte vizat ndërsa ne zvarriteshim për tre vjet. Sheshi “Nënë Tereza” është dukur si Palestinë a në pjesën tjetër të qyteti ke mundur të pish kafe. Kjo BE e ka heq Kosovën nga agjenda dhe sot jemi para zgjedhjeve në BE ku nuk janë të gatshëm që të na trajtojnë e të na i japin vizat. Përgjegjësia kryesore i takon Haradinajt. Në esencë është njëri prej personave kyç që nuk i kemi vizat”.

“Lëvizja Vetëvendosje është faktori dy dhe partitë tjera në opozitë. Demarkacionin dihet kush e ka mbajt. Sot e kemi taksën nuk mund të themi që nuk është faktor. Vendimi i BE-së është politik për vizat, nuk është teknik”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë