Loading…

Syla: Europa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën

  • 27/06/2022 | 22:22

Syla: Europa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën

Gazetari Valon Syla ka thënë se arsyeja pse Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave është se evropianët nuk i duan shqiptarët.


Sipas Sylës, arsyeja pse Europa nuk e do Kosovën është se ajo është “krijesë e Amerikës”

“Evropa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën”, thotë ai në T7.

“Kjo është e vërtetë. Është kjo frymë që po rritet në Evropë tani dhe ka ekzistuar. Ishin Gjermania që përndjeku herbrenjtë, e dijmë këtë me pikëpamje komuniste ishin”, shton ai.

Tutje ai thotë se Franca nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës po të ishte Macron në pushtet.

“Tani pse nuk po na do Europa. Është për këto arsyet që i përmenda. Ata nuk e duan Kosovën pasi jemi krijesë e amerikanëve. Kishim fatin që në Francë kishte politikanë sikur Sarkozy. Po të ishte Macron nuk na kish njohur Franca. Na kish qit aty edhe far kushti shtesë“, shton ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë