Loading…

Syla: Dorëheqja e Haradinajt jep sinjale se është i interesuar për t’u bërë President i Kosovës

  • 12/01/2020 | 14:49

Syla: Dorëheqja e Haradinajt jep sinjale se është i interesuar për t’u bërë President i Kosovës

Publicisti Valon Syla, e ka parë dorëheqjen e liderit të AAK’së Ramush Hradianajt nga posti i kryetarit të partisë si sinjal që është i interesuar për pozitën e Presidentit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të kësaj partie.

Këtë dorëheqje, Syla po e sheh si një sinjal që Haradinaj po synon të bëhet President i Kosovës.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga Kryetari i AAK edhe pse mund të jetë e përkohshme, jep sinjale se është i interesuar për pozitën e Presidentit…”, ka shkruar Syla në Facebook.

Duke pasur parasysh që koalicion LDK-VV më shumë gjasë po shkon drejt dështimit, atëherë, një planë B, është i mundshëm. Ku mandatari i dytë, që në këtë rast është LDK’ja si partia e dytë me më së shumti numra në Parlament, do të mund ta krijonte qeverinë me AAK’në, NISMËN, AKR’në dhe minoritetet, të gjitha së bashku do t’i arrinin 67 ulëse në Parlamentin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë