Loading…

Syla: Albin Kurtit nesër t’i jepet libreza e veteranit, por kurrë UÇK s’ka qenë

  • 01/06/2021 | 21:30

Syla: Albin Kurtit nesër t’i jepet libreza e veteranit, por kurrë UÇK s’ka qenë

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar rreth temës së fundit “se a ishte Kurti luftëtar i UÇK’së”, kjo për shkak se Rrustem Mustafa – Remi, tha se e Kurtin e kishte bashkëluftëtar. Syla ka propozuar me ironi që Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit, shkruan Gazeta Metro.


Valon Syla në T7, pas një debati në studio ka propozuar që nesër Tomë Gashi të organizoi një mbledhje dhe t’i japë librezën e veteranit Albin Kurtit.

”Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit të UÇK’së, masi po thuani që ai ka qenë luftëtarë”, ka thënë Syla.

Tutje ai tha se kjo nuk është e vërtetë pasi që Kurti nuk ka qenë kurrë në UÇK.

“Albin Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, ka averzion ndaj UÇK’së”, është shprehur Syla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë