Mbrojtësi më i ri i Newcastle United, Sven Botman, i cili refuzoi Milanin për t’u transferuar në Premier League, gjatë një interviste ka folur edhe me krahasimin që ju është bërë me mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijl, transmeton Gazeta Metro.
22-vjeçari holandez u transferua para pak ditësh nga Lille te Newcastle United për shumën e 37 milionë eurove dhe pritshmëritë për të janë shumë të larta që një ditë të arrijë në nivelin e Virgil Van Dijk.
Ai ka thënë se është ende larg nivelit të bashkëkombësit të tij, mirëpo një ditë shpreson të bëhet sikur ai sepse këtë ia ka dhënë si qëllim vetes.
”Unë jam ende larg nivelit të tij. Unë dua të arrij atë nivel, ky është sigurisht qëllimi im. Virgil është një mbrojtës i madh, por unë jam larg nivelit të tij dhe duke luajtur në Premier League mund të shkoj drejt nivelit të tij. Një ditë shpresoj të jem si ai,” tha ai për faqen zyrtare të klubit.
Ish-mbrojtësi i Lille sezonin e kaluar kishte zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat dhe përkundër faktit që është qendërmbrojtës ka arritur të realizoi tre gola dhe kishte regjistruar një asistim. /gazetametro.net
Sven Botman zbulon arsyen pse nuk zgjodhi Milanin, por Newcastle United