Loading…

Sveçla: Në Novi Pazar po trajtohen 6 terroristë, Serbia t’ia dorëzojë menjëherë autoriteteve të Kosovës

  • 25/09/2023 | 15:20

Sveçla: Në Novi Pazar po trajtohen 6 terroristë, Serbia t’ia dorëzojë menjëherë autoriteteve të Kosovës

Në një paraqitje para mediave ka folur ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Svecla, duke thënë se në Novi Pazar po trajtohen gjashtë terrorist të plagosur, ndërsa ka kërkuar nga Serbia që t’ia dorëzojnë autoriteteve të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Sveçla ka thënë se nuk ka asnjë civil të lënduar nga ky aksion, ndërsa ka thënë që Serbia t’ia dorëzojë Kosovës gjashtë terroristët që po trajtohen siç ka thënë në Novi Pazar.

“Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoritetëve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh Sveçla në konferencë.

Ai tutje ka shtuar se plani ishte për përfshirjen e qindra personave për të destabilizuar Kosovën, dhe se ka armë të Ushtrisë Serbe.

“Ka pasë një plan të përfshirjes të qindra personave për destabilizimin e vendit tonë, në armatimin që mund të shihni, ka edhe armë ushtarake të vitit 2021, që janë furnizim nga ushtria e Serbisë, çdo ditë e më shumë kuptohet po konfirmohet se Serbia po shfrytëzon armët dhe kriminelet e saj për politikat e saj hegjemoniste dhe po shkakton dhimbje për qytetarët tanë”, u shpreh Sveçl.//gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë