Për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, deputetët dhe anëtarët e partive të tjera që i janë bashkuar Vetëvendosjes nga partitë e tjera e kanë bërë këtë pasi e kanë kuptuar se e kanë apsur gabim aty ku kanë qenë.
E ka ftuar edhe deputetin e PDK-së, Shukri Bujën, të cilit i është i përgjigjur kësisoj kur ai në “Rubikon” të KTV-së tha se edhe në Vetëvendosje ka njerëz që kanë qenë pjesë të proceseve, duke përmendur Donika Kadajn e Ismail Kurteshin.
Deputetët e kanë pranuar gabimin dhe kjo është arsyeja e anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ata e kanë pranuar gabimin dhe kanë ardhë në Vetëvendosje. Pranojeni edhe ju gabimin dhe hajdeni në Vetëvendosje”, iu kundërpërgjigj Sveçla.
Deputeti i PDK-së, në “Rubikon” Shukri Buja ka përmendur Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin si pjesë kyçe në vendimmarrjen e PDK-së. Duke e theksuar se kjo ishte deri në vitin 2010, Buja theksoi se pasojat e atyre vendimeve shihen sot.
“Dy liderët tuaj kanë qenë alfa dhe omega të vendimmarrjes në PDK. Po kanë qenë deri në 2010-n, por pasojat nuk janë sotit. Kur Shukri Buja në Këshill Drejtues ka kërkuar që të mos mashtrohet popullata dhe t’ju thuhet që po bëhet decentralizimi i pushtetit por po bëhet riorganizimi i territorit nëpër komunat serbe, të njëjtët kanë qenë alfa dhe omega bashkë me Hashim Thaçin, kanë qenë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi”, ka thënë Buja, përcjell Koha.net. “Po ashtu, kur kanë vazhduar bisedimet në Vjenë, kanë qenë alfa dhe omega kanë qenë liderët e tij. Kur flas për pasojat e planit të Ahtisaarit kanë qenë deputetët që sot janë në Vetëvendosje”, ka thënë Buja teksa i është drejtuar edhe Enver Hotit të Nismës për Kosovën.