Loading…

Svarqa për koalicionin me AKR: Jemi në konsultime intensive

  • 16/05/2017 | 18:27

Svarqa për koalicionin me AKR: Jemi në konsultime intensive

Muharrem Svarqa, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i tanishëm i Ferizajt ka thënë se janë duke vazhduar konsultimet intensive për konkretizimin e marrëveshjes me Aleancën Kosova e Re.


“Jemi në konsulta intensive, nëse kjo marrëveshje arrihet do të dalim me një listë të përbashkët”, tha ai.

“Me AKR-në kemi shumë pika të përbashkëta të programeve tona për ekonomi dhe për proceset integruese në të ardhmen”, shtoi Svarqa.

Ai shprehi edhe vendosshmërinë për t’i fituar zgjedhjet.

“Besoj se shumë shpejt të gjitha këto do të konkretizohen”.“Ne bisedat që po bëjmë me bashkëpunëtorët tonë ekziston vendosmëria për t’i fituar zgjedhjet”.“Ne do të jemi alternativa e vetme për t’i luftuat ata që deri tash e kanë kapur shtetin”.Këto komente Svarqa i ka bërë në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë