Loading…

Suspendohet infermierja që i ofroi ndihmë Deharit

  • 24/11/2016 | 19:27

Suspendohet infermierja që i ofroi ndihmë Deharit

Dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë pezulloi nga puna zyrtarët e qendrës së paraburgimit në Prizren, nga vendi i punës është pezulluar edhe infermierja, e cila i kishte ofruar ndihëm mjekësore ditën tragjike Astrit Deharit. 


Ndaj saj gjithashtu janë iniciuar procedurat disiplinore. Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve gjithashtu ka marrë vendim që kryeinfermieren e qendrës së paraburgimit në Prizren ta ulë në pozitën e infermieres, duke iniciuar edhe procedura disiplinore ndaj saj, raporton KTV.

Shërbimi nuk ka dhënë detaje se cilat janë të gjeturat që iniciuan këto masa, por Inspektorati kishte konstatuar se intervenimi i zyrtarëve korrektues ishte i plogësht.

Raporti i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë gjithashtu konstaton se zyrtarët korrektues ishin sjellë në kundërshtim me rregullat e sigurisë për situata të tilla emergjente, duke i lënë të paraburgosurit në korridore dhe në dhomën e të burgosurit ku ka ndodhur incidenti. Me këtë veprim, sipas Inspektoratit, ata në mënyrë të pavetëdijshme kanë rrezikuar asgjësimin e provave në vendin e ngjarjes.

Intervenimi fizik i oficerëve të burgut nuk ka qenë i shpejtë dhe profesional, ashtu siç do të duhej të veprohej në rastet emergjente.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë