Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se pas rastit të vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, ka ndërmarrë veprime, duke suspenduar një zyrtar policor dhe mbikëqyrësin e Lumezit.
“Lidhur me rastin në fjalë, Policia e Kosovës menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të hetuar rastin. Po ashtu, PK ndaj një zyrtari policor të divizionit të sigurimit dhe ndaj mbikëqyrësit të tij ka marrë masa të suspendimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e
Kryeprokurori i Shtetit, i ka treguar Insajderit për këtë vjedhje të cilën e ka cilësuar si shumë të dyshimtë. Ai nuk po beson që personat që i janë futur në shtëpi, kanë pasur qëllim vjedhjen, por kanë kërkuar diçka tjetër që mund të lidhet me punën e tij.
Gjatë kësaj vjedhjeje është marrë vetëm një telefon.
Edhe policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit kanë marrë një informatë për një vjedhje të rëndë në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë.