Është suspenduar ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës për shkaqe shëndetësore pasi mesfushori danez, Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë dhe ende po vazhdon të luftojë për jetë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas mediave të huaja, ndeshja është edhe zyrtarisht e suspenduan derisa për shëndetin e Eriksen ende nuk dihet asgjë.
Në fushën e lojës, Eriksen është asistuar nga mjekët e klubit të Danimarkës edhe me masazhë kardiak pasi ra pa vetëdije në tokë.
Bota e futbollit aktualisht është në shok dhe me mendje e lutje kah Eriksen. /gazetametro.net