Loading…

Suspendohen tetë oficerë të burgjeve

  • 23/11/2016 | 17:02

Suspendohen tetë oficerë të burgjeve

Për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë, ministria e Drejtësisë ka suspenduar tetë oficerë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi janë njoftuar se ndaj tyre është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ministria e Drejtësisë në njoftimin e saj për media thotë se oficerët korrektues kanë shërbyer në qendrat e paraburgimit në Gjilan dhe Lipjan.

G.S., Xh.D., K.RR., M.M., A.L., D.B., M.M., dhe A.S., janë personat që janë suspenduar nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë