Loading…

Surroi ua bën profilet Thaçit, Haradinajt në Blicin e Beogradit: Lavdëron njërin, e shan tjetrin

  • 19/03/2019 | 16:19

Surroi ua bën profilet Thaçit, Haradinajt në Blicin e Beogradit: Lavdëron njërin, e shan tjetrin

Publicisti Veton Surroi ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Blic pasi kishte qenë mysafir në tribunën “Paradigma e re për Kosovën dhe Serbinë” të Forumit për Marrëdhënie Etnike”. Surroi ndër tjerash ka portetizuar profilet e dy politkanëve kosovarë, Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Të parin e vendit e përshkruan si një njeri që i ka bërë vetëm punë të këqija Kosovës, ndërsa kreun e ekzekutivit si një politikan që ka mësuar vazhdimisht në 20 vjetet e fundit, transmeton Gazeta Metro.


I pyetur se çfarë mendimi ka për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi dhe a i ngjanë ai me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Surroi thotë se këta dy nuk mund të krahasohen pasi që Gjukanoviq është më i mençur se Thaçi.

“ Jo, Milo Gjukanoviq është shumë më i zgjuar dhe më i aftë. Thaçi nuk ka ndonjë vizion të veçantë, veçanërisht një vizion demokratik për ndërtimin e një shoqërie. Nëse ai do të bënte përpjekje për të bërë diçka të mirë, siç e bën gjëra të këqija, Kosova do të ishte shumë më e begatë”, ka thënë Surroi, trasnmeton Gazeta Express.

Surroi ka treguar edhe pse ka refuzuar dekoratën e Thaçit vitin e kaluar. Sipas shkrimtarit kosovar, nuk mund të ndaj dekorata nderi dikush që nuk është i nderuar.

“ Nuk mund ta pranoj një dekoratë nderi, nga dikush që nuk është i nderuar”, ka shtuar Surroi.

Ndërsa sa i përket Ramush Haradinajt, Surroi e përshkruan si një njeri që ka mësuar vazhdimisht, duke lavdëruar kështu është qëndrimin e tij karshi idesë së korrigjimit të kufijve.

“Haradinaj është njeriu që ka tentuar të mësojë në njëzet vitet e fundit. Ai ka ndryshuar në mënyrë intensive në aspektin e edukimit, dhe instinkti i tij është shumë i mirë në atë se korrigjimi i kufijve mund të sjellë dhe konflikte e tragjedi të reja”, është shprehur ai.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe rreth krijimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se është e qartë që ajo gjykatë do të ketë ndikim në jetën e përditshme politike, dhe veçanërisht në sjellën e presidentit Thaçi i cili tashmë ndihet i pasigurt.

Sipas tij këtë e tregon edhe përfshirja e tij në lojën me korrigjimin e kufijve, për të cilën Surroi thotë se është një ide e çmendur.

Ai ka folur edhe për idenë e korrigjimi të kufijve, duke thënë se ka më shumë se një vit që zhvillohen negociata sekrete për diçka të tillë, megjithatë  sipas tij një ide e tillë nuk dërgon në një zgjidhje.

Ndër të tjera Surroi në këtë intervistë ka folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo që ka bërë Beogradi gjatë viteve të 90-ta nuk mund të fshihet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]etametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë