Loading…

Surroi godet Kurtin për temën e referendumit për bashkimin me Shqipërinë

  • 30/11/2021 | 22:36

Surroi godet Kurtin për temën e referendumit për bashkimin me Shqipërinë

Publicisti Veton Surroi ka shprehur opinionin e tij edhe për temën e referendumit dhe përgjigjes së dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit lidhur me këtë temë, të cilit kishin deklaruar se do votonin pro bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se Albin Kurti e Edi Rama janë përgjigjur sepse i është shtruar pyetja, por nëse nuk do pyetshin nuk do ta përmendnin atë si temë.

“Njerëzit janë përgjigjur sepse u është shtruar pyetja, por nëse nuk do të ishte shtruar pyetja nuk do ta përmendnin si temë”.

Ai, tutje i ka shpalosur edhe hapat që do t’i ndërmerrëte Qeveria e Kosovës po ta konsideronte bashkimin si prioritet.

“Po të ishte prioritet, qeveritë do të ishin ulur dhe do thoshin se brenda kësaj periudhe do ta organizojmë referendum dhe brenda kësaj kohe Kosova duhet ta kalojë Ligjin për Referendumin dhe duhet ta ndryshojë Kushtetutën”, ka thënë Surroi në Rubikon.

Përndryshe, kauza e bashkimit me Shqipërinë ka qenë për një kohë të gjatë kauza e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, sa ishte në opozitë teksa së fundmi Kurti vazhdimisht është tërhequr nga kjo ide, dhe se për këtë lëvizje ka marrë shumë kritika duke përshirë edhe këtë sonte nga Surroi, i cili në opinion publik konsiderohet si përkrahës i tij. / gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë