Loading…

Surroi: Falja e 59 milionëve, dënim për qytetarin që paguan me rregull obligimet

  • 07/10/2017 | 11:23

Surroi: Falja e 59 milionëve, dënim për qytetarin që paguan me rregull obligimet

Mundësi korrupsioni e shpërfillje ndaj parasë publike e cilëson publicisti e shkrimtari Veton Surroi, faljen e 59 milionë eurove që qytetarët dhe bizneset i kanë pasur borxh ndaj shtetit si obligimet të pashlyera ndaj shërbimeve.


Surroi ka thënë gjithashtu se një vendim i tillë është edhe tregues se qytetari i cili paguan me rregull shërbimet është i dënuar nga shteti.

Ai ka shprehur bindjen se ato para do të mund të përdoreshin më mirë në shërbim të qytetarëve, në nevoja urgjente siç i ka quajtur ai sferën e arsimit dhe atë të shëndetësisë.

Falja e këtij borxhi ka të bëjë kryesisht me prodhuesit e ujit. Borxhliu që ka përfituar më së shumti, mësohet të jetë ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve, e cila ka borxh mbi 9 milionë euro. Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro, e pasuar nga Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila.

Në listën e borxhlinjve figurojnë edhe Ujë Rugove me pronar Visar Klemendin dhe Birra Peja e cila është në pronësinë e kompanisë Devolli.

Pra, përfituesit janë milionerët, derisa qytetarët e varfër paguajnë çdo cent të obligimeve të tyre ndaj shtetit.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Surroit

Nëse janë falë 59 milionë Euro obligime ndaj shtetit:

– është dritë e kuqe e ndezur për korrupsion

– janë para që kanë mundur të përdoren në cilëndo sferë publike që ka nevojë urgjente parash (prej arsimit te shëndetësia)

– janë para që kur nuk mblidhen nga afarizmi duhet të mblidhen nga xhepat e qytetarëve

– tregon shpërfillje të Qeverisë ndaj parasë publike, pra edhe ndaj interesit publik

– është udhëzim që qytetari që paguan me rregull obligimet është i dënuar nga shteti; i favorizuar është ai që nuk paguan e i falen

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë