Tashmë fillon vera në Australi, dhe surfingu është sport i preferuar atje. Një kampion surfingu nga australia, është poashtu edhe trajnerë i qenjëve. Ai quhet Kris De Aboitiz, i cili zgjodhi ‘Plazhin e Palmave’ në afërsi të Sydney, për të treguar se mund të surfohet me qenjë.
Kris përdor këtë disiplinë në surfing për ti mësuar pronarët e qenjëve të ndërtojnë jnë marrëdhënie të shëndetshme, me ‘mikun’ më besnik të njeriut, qenin. Tashmë ai edhe fiton edhe jeton nga këto trajnime në Australinë e largët. /gazetametro.net