Loading…

Supremja hudh poshtë edhe një ankesë të Listës Serbe

  • 25/11/2021 | 14:00

Supremja hudh poshtë edhe një ankesë të Listës Serbe

Gjykata Supreme tashmë zyrtarisht ka publikuar vendimin për rastin e Dragashit e ku diaspora sërish do të votoj për kryetar të kësaj komune.


Mirëpo në njoftimin që ka nisur Gjykata Supreme aty shihet edhe një vendim tjetër e që ka të bëjë me një ankesë të Listës Serbe.

Supremja ka vendosur ashtu siç kishte vendosur edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku ky subjekt politik është dënuar për raundin e dytë me 10 mijë euro për shkak të thyerjes së rregullave gjatë fushatës.

“Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 €uro (dhjetëmijë e një qind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221.”, thuhet në vendimin e Supremes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë