Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës mbyllet sonte me duelin mes Dukagjinit dhe Malishevës.
Në stadiumin e Klinës, vendasit do të përballen me Malishevën, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë pikët e plota.
Dukagjini aktualisht renditet i pesti me tetë pikë, ndërsa Malisheva mban pozitën e dytë me 10 pikë.
Malisheva kërkon të vazhdojë ndjekjen e lideres Prishtina, e cila ka grumbulluar 12 pikë, ndërsa Dukagjini synon ta shfrytëzojë avantazhin e fushës për t’iu afruar kreut.
Përballja në Klinë nis sonte në orën 19:00.