Loading…

Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

  • 23/02/2022 | 10:45

Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 21.


Me fillim nga ora 13:00 do të fillojnë tri ndeshjet e programit të sotëm, ku ajo më interesante do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dritës, përcjell KosovaPress.

Krahas kësaj përballje do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera mes Ballkanit e Ulpianës dhe skuadrës në formë Llapit e Feronikelit.

Momentalisht, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Ballkani me 39 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë Gjilani, kurse Top 4 e mbyllin Drita me 38 pikë dhe Llapi me 33 sosh.

Në anën tjetër, fundin e tabelës e ndajnë Ulpiana në pozitën e tetë me 19 pikë, Dukagjini në vendin e nëntë me 18 pikë dhe Feronikeli renditet i fundit në tabelë me gjithsej 11 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Ballkani – Ulpiana

13:00 Llapi – Feronikeli

13:00 Malisheva – Drita

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë