Loading…

Sunny Hill hap dyert të premten në orën 12:00

  • 30/07/2026 | 17:04

Sunny Hill hap dyert të premten në orën 12:00

Të premten do të hapen dyert e festivalit Sunny Hill, me fillim nga ora 12:00.


Përmes një njoftimi në Facebook, u bëhet thirrje pjesëmarrësve të arrijnë sa më herët, në mënyrë që t’u shmangen pritjeve në radhë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm deri në orën 23:00. Hyrja në festival nuk do të lejohet pa shiritin e dorës me kodin për skanim.

Ky orar do të vlejë gjatë të tri ditëve të festivalit.

Sipas programit zyrtar, nata e parë e festivalit do të kulmojë me performancën e superyllit të muzikës pop, Katy Perry, e cila pritet të ngjitet në skenë rreth orës 22:30. Gjatë mbrëmjes do të performojnë edhe Dhurata Dora, La Fazani dhe artistë të tjerë.

Më 1 gusht, në skenën kryesore do të performojë këngëtari skocez Lewis Capaldi, i cili pritet të dalë para publikut në orën 22:30. Programi i natës së dytë përfshin edhe performanca të artistëve të njohur vendorë.

Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 2 gusht me performancën e DJ-it të njohur botëror Martin Garrix, i cili rikthehet për herë të dytë në skenën e Sunny Hill dhe pritet të performojë nga ora 22:30.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë