Loading…
Sulmuesi në tranvaj e pranoi krimin: Turku që vrau tre njerëz tha se veproi i vetëm
  • 22/03/2019 | 18:37

Sulmuesi në tranvaj e pranoi krimin: Turku që vrau tre njerëz tha se veproi i vetëm

Zyra e prokurorisë holandeze tha se Gokmen Tanis, një sulmues që vrau tre vetë në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit, pranoi që ka vepruar vetëm, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë, motivi i sulmit është ende duke u hetuar.

I dyshuari, i cili ka lindur në Turqi, u akuzua për akuza që përfshijnë vrasje të shumëfishta me qëllim terrorist.

Në automjetin e tij, u gjet një letër e cila ndër të tjera dëshmon për terrorizmin.

Prokurorët nuk publikuan detajet e dëshmisë së Tanisa, “për shkak të rëndësisë së hetimeve të mëtejshme”, por ata e zgjatën paraburgimin e tij  edhe dy javë.

Gjykata mund ta zgjasë kujdestarinë e tij për një periudhë deri në 90 ditë.

45 vjeqar në shtëpinë e së cilit kishte qëndruar Tanis, u lirua të premten, pasi nuk kishte dëshmi se ai ishte përfshirë në të shtënat.

Tanis ka një dosje, nga vjedhja deri te përdhunimi, duke vazhduar me vrasjen në tentativë në vitin 2013./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë