Sulmuesi kosovar, Alban Ajdini ka shënuar dy gola në fitoren e Lausanne Ouchy kundër Vaduz në ligën e dytë të Zvicrës (Challenge League), transmeton Gazeta Metro.
Lausanne Ouchy ka shënuar fitore me rezultat 0-2 në javën e nëntë me golat e 23-vjeçarit.
Ai fillimisht shënoi në minutën e 39’të, kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 52’të.
Ajdini këtë sezon nga nëntë ndeshje ka shënuar pesë gola dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.
Lausanne Ouchy është në pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë dhe është pretendente për t’u inkuadruar në Superligën e Zvicrës.
Kujtojmë se Alban Hajdini ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës me të cilën ka zhvilluar dy ndeshje në vitin 2020. /gazetametro.net