Loading…

Sulmuesi i Juventusit po shënon jashtë fushe, pret fëmijën e katërt në përvjetorin e pestë të martesës

  • 25/06/2022 | 13:20

Sulmuesi i Juventusit po shënon jashtë fushe, pret fëmijën e katërt në përvjetorin e pestë të martesës

Alvaro Morata dhe Alice Campello festojnë. Ato kanë zbuluar se po presin të sjellin në jetë fëmijën e katërt. Një moment lumturie në kaosin e merkatos, që e sheh futbollistin spanjoll pa “koordinata” të sakta për momentin.


E ardhmja e Alvaro Morata mbetet pezull, por sulmuesi spanjoll ka çdo arsye për të buzëqeshur në planin familjar. Në rrjetet sociale, sulmuesi i Juventusit, por që është në pronësi të Atletico Madridit, ka njoftuar ardhjen e fëmijës së tij të katërt.

Morata dhe bashkëshortja e tij Alice Campello, të cilët vetëm pak ditë më parë festuan përvjetorin e pestë të martesës, dhanë lajmin e gëzuar në profilin zyrtar në Instagram mbrëmjen e së premtes.

“Po vjen bebi 4”, – shkruante sulmuesi iberian me “emoji” e gruas shtatzënë dhe një zemër të vogël. Njoftimi erdhi në mbështetje të dy fotove të buta me gruan dhe tre fëmijët e çiftit.

Tre fëmijët aktualë të çiftit janë binjakët Leonardo dhe Alessandro (të pagëzuar në Venecia), si dhe djali i tretë Edoardo. Vetëkuptohet që postimi ka bërë “bum” me pëlqime, komente të ngrohta, urime dhe “share”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë