Sulmuesi i Sheffield United, Oliver McBurnie thuhet se do të arrestohet pasi që sulmoi një tifoz të Nottingham Forestit pas ndeshjes së ‘play-offit’ në Championship, transmeton Gazeta Metro.
Sipas gazetës angleze, Sky Sports sulmuesi 25-vjeçar është thirrur në një takim nga Policia e Nottinghamshire për një intervistë rreth sulmit ndaj tifozit kundërshtar pas ndeshjes, por i njëjti rrezikon arrestimin nëse nuk merr pjesë.
Në një video të publikuar shihet se si ai sulmon një tifoz të shtrirë në tokë dhe e godet me shkelma, por pastaj nuk mungoi reagimi i personave të tjerë të cilët u përpoqën ta qetësojnë situatën.
OLI MCBURNIE STOMPING ON A NOTTINGHAM FOREST FAN WHILST HES ON THE FLOOR!#nffc #sufc #olimcburnie #EFLPlayOffs @NFFC @SkySports @SheffieldUnited pic.twitter.com/ZsDy0tPfVp
— Dat White Kidd🦹🏻♂️. (@brokenkingmusic) May 18, 2022
Megjithatë, pas hyrjes në fushë të tifozëve të Nottingham Forestit u sulmua gjithashtu edhe kapiteni i Sheffield United, Billy Sharp i cili mori një goditje në fytyrë nga një tifoz.
Policia kishte konfirmuar se ka arrestuar një person për këtë ngjarje pas sulmit që u bë ndaj Sharp, i cili kishte nevojë për qepje.
Ndërsa kujtojmë që Nottingham Forest arriti në finalen e ‘play-offit’ në Wembley pas fitores me rezultat 3-2 me penallti pasi që rezultat i përgjithshëm kishte qenë 3-3.
Portieri vendas, Brice Samba ishte edhe heroi i sfidës sepse priti tre penallti për t’i siguruar vendin ekipit të tij në finale kundër Huddersfield. /gazetametro.net
Sulmohet pas ndeshjes futbollisti anglez, pati nevojë edhe për qepje